E enjte, 12 qershor 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Humbi diplomën, vetëvrasja e studentes, shoqet akuza pedagogut”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Presidenti francez e pret në “Elysse” për statusin, Rama: Takim përtej pritshmërive

–   Ditëlindja e PS, Kryeministria: Nano e ka marrë ftesën

–   Ndihma ekonomike rritet me 500 lekë, do e tërheqin grate

–   Pranga në Rinas kolumbianit që priti 250 kg kokainë

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Basha vjedhje edhe me tramin. Projekti i premtuar shumë i shtrenjtë dhe i vjetër për Tiranën”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Dëshmitë e shoqeve: Divorci i prindërve e shkatërroi Iris Belbën

–   Statusi, Rama takon Hollande: Optimist për votën e Francës

–   Emrat, Policia e Tiranës, vijnë shefat e rinj të Krimeve të Rënda

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Borxhi ndaj Francës, helikopterët paguhen 180 mijë euro”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Vrasja me thikë për tokën, motra e viktimës: Ia blemë gjyshit të autorit të krimit

–   Ndryshimet në polici, emrat në 6 komisariatet e kryeqytetit

–   65 mole pa leje në det, akuzë dy ndërtimorëve të Vlorës

 

GAZETA SHQIP  hapet me shkrimin  “Kokaina me banane, pranga kolumbianit. Arrestohet në Rinas personi i dyshuar si pronari i ngarkesës 12.5 milionë euro”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Edi Rama entuziast pas takimit në Elize: Shkoi përtej pritshmërive tona

–   Zbulohet historia e studentes së vetëvrarë

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Do merrte paratë e drogës, arrestohet në Rinas kolumbiani i 250 kg kokainë. Një 36-vjeçar nga Kolumbia u arrestua në Rinas teksa po tentonte të udhëtonte drejt Spanjës. Policia dyshon se ai është personi që do të dorëzonte në Tiranë kokainën e bllokuar në Malin e Zi dhe do të merrte paratë”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Rama i afrohet statusit nga Parisi, ende në pikëpyetje Londra

–   Bashkia e Tiranës: Qeveria të hyjë garant, ne do nisim punën për tramin

–   Edhe Shqipëria në botëror, 9 lojtarët që do na përfaqësojnë në “Brazil 2014”

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin “Ish-drejtorët e Berishës në krye të “frymës së re” të Bashës”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Majmuni Iva, surpriza që do të parashikojë sfidat e Brazil 2014

–   Rama takon Hollande: Pres vendim pozitiv

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “7 nene çojnë Berishën dhe Bashën drejt burgut për shitjen e detit, e vërteta e plotfuqisë dhe pse është trembur kupola e SHQUP”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Një kolumbian priste kokainën e Malit të Zi në Shqipëri, izolohet duke kaluar kufirin, Krimet e Rënda nisin hetimin

–   Moikom Zeqo: Si e mbaj themelimin e PS, ndryshimet nga Partia Komuniste dhe PD

–   Rama takon Hollande, presidenti francez do vijë në Shqipëri, s’ka garanci për statusin

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Treshja vendimtare, Berlin-Londër-Paris. Pas vizitës së djeshme në Paris të Kryeministrit Rama, çështja e statusit mund të quhet e mbyllur”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Vendimi, bizneset që nuk paguajnë energjinë nuk marrin pjesë në tendera

–   Shqipëria ndër 50 destinacionet më të mira turistike

–   Hetimi për kokainën në Mal të Zi, arrestohet kolumbiani në Tiranë

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/