Durrës, 11 qershor 2014 – Një aksident tragjik në punë është regjistruar në port pak minuta më parë. Një punëtor i sektorit të ngarkim- shkarkimit ka humbur jetën, pasi ka rënë gjatë shkarkimit të plehrave kimike në kalatën nr.4 të portit të Durrësit.

Ngjarje e rende eshte regjistruar rreth ores 14.40, nderkohe qe punetori qe ka humbur jeten eshte Fatmir Idrizi, rreth 50 vjeç. Ai ka humbur jeten ndersa po shkarkohej nitrati i urese nga nje anije e ankoruar ne kalate.   

Mësohet se ai është asfiksuar nga rënia në plehrat kimike dhe më pas ka humbur jetën rrugës për në spital.

Gjate kohes se shkarkimit te anijes "Haci Mehmet Kaptan", e cila ishte e ngarkuar me 3219 ton nitrat, eshte regjistruar aksidenti tragjik. Sipas te dhenave zyrtare ne faqen e Autoritetit Portual Durres anija ne fjale eshte ankoruar paraditen e sotme, rreth ores 10.55 ne portin e Durresit.

Policia e Durresit ka shkuar menjehere ne vendngjarje dhe po punon per te zbardhur rrethanat e ketij aksidenti tragjik ne pune. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/