Tiranë, 11 qershor 2014  – Të përditshmet shqiptare i kanë kushtuar sot një rëndësi të veçantë faktit se 3 krerët më të lartë të shtetit, presidenti Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta ndodhen jashtë vendit, duke shkelur kështu protokollin e shtetit.

Karikaturisti i njohur, Bujar Kapexhiu nuk ka ngurruar dhe e ka ilustruar këtë zhvillim në vend duke i vendosur diciturën “Tre kamberë në asnjë derë!

Karikaturën e tij, Kapexhiu e ka publikuar në profilin e tij në Facebook. 

Në kapitullin e katërt të ceremonialit zyrtar, pikërisht në pikën 1.11, thuhet: “Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të tre personaliteteve kryesore jashtë shtetit. Vizitat koordinohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit në të njëjtën kohë”. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/