Itali, 11 qershor 2014 – Raoul Bova është gati për t’u përballur me gjykatën, pasi i ka mbërritur në shtëpi një akt akuzë. Prokuroria e Romës sapo ka mbyllur hetimet për aktorin, i cili ka përfunduar në listën e evazionit fiskal, duke shmangur taksat.

Nëse do të provohet në gjykata akuza aktori rrezikon nga 18 muaj, në 6 vite burg. Bova nuk e ka pranuar kurrë akuzën e shmangies së taksave dhe aq më tepër të një shume prej 680 mijë euro.

“Pas një marrëveshje, jam duke paguar borxhin fiskal me Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme. Kjo masë nuk ka asnjë arsye pse të ekzistojë”, ka deklaruar Bova në shtator, menjëherë pas sekuestrimit të tri apartamenteve të tij.

Sipas përfundimeve të Prokurorit Cirielli, aktori, për të shmangur taksat, ka përdorur kompaninë që merret me menaxhimin e imazhit të tij.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/