Itali, 11 qershor 2014 – Një prostitutë shqiptare është sulmuar dhe tërhequr zvarrë pas një furgoni të parkuar, ku pasi është rrahur nga një egjiptian, është përdhunuar nga ky i fundit.
Mediat italiane raportojnë se sulmi seksual dhe fizik ndaj prostitutës shqiptare, 25 vjeçe, ndodhi në rrugën “Redi” në Firence.
Sulmuesi, një 35-vjeçar egjiptian u arrestua, ndërsa shqiptarja u dërgua për kurime mjekësore në urgjencën e spitalit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





