Tiranë, 11 qershor 2014 – Partia Socialiste do të festojë 23- vjetorin me një ceremoni të organizuar në Muzeun Kombëtar ditën e enjte.

Por kryetari historik i kësaj partie, Fatos Nano, thotë për Panoramën se nuk ka marrë ftesë.

Madje ai ironizon me diçka të tillë.

“Jo nuk kam marrë ftesë. Kam ftesë vetëm nga FIFA për Botërorin e Brazilit. Duket se PS pret të zgjedhë kryetarin,”tha Nano.

Ai nuk ka marrë pjesë në asnjë përvjetor të PS-së që prej vitit 2005, kur humbi zgjedhjet.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/