Tirane, 10 qershor 2014 – Ne 17 qershor parlamenti i Holandës do te vendose nese do te votoje pro apo kundër dhënies se statusit te vendit kandidat per Shqipërinë. Deklarata zyrtare vjen nga ambasadori i mbretërisë se Holandës ne Tirane, Martin De Labej, raporton Vizion Plus. Duke ju përgjigjur interesit te medias, diplomati holandez shpjegoi se qeveria e tij do ta diskutoje qëndrimin e saj final me parlamentin.
“Eshte Ministria e Jashtme, institucioni qe do te vendose. Ajo do te konsultohet me parlamentin per pozicionin qe do te mbaje qeveria per kete çeshtje. Ministria po harton nje leter te cilen do t’ja paraqesë parlamentit ne ditet ne vijim. Diskutimet pritet te bëhen ne Kuvend ne datën 17 qershor”, tha ambasadori holandez.
Holanda është shteti me te cilin qeveria shqiptare ka lobuar me shume per te marre nje qëndrim pozitiv per statusin e kandidatit. Pak kohe me pare kryeministri Rama zhvilloi nje vizite ne Holande, ku mori vlerësime per reformat e arritura ne muaj e fundit. Ne dhjetor te vitit 2013 Këshilli Europian kerkoi me shume kohe per te vendosur per Shqipërinë, me qellim per te pare ecurinë e zbatimit te reformave.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





