Durrës, 9 qershor 2014 – Tragete të katër dekadave më parë, ende lundrojnë në ujërat e Adriatikut nga Durrësi në drejtim të Italisë dhe anasjelltas. Sherbimi qe ato ofrojne nuk justifikon aspak tarifat e larta te biletave te udhetimit.

Situata pranohet edhe nga Zëvendësdrejtori i Pergjithshem i Portit, Ardjan Qirici. Per televizionin Abcnews, Qirici deklaron se është detyrë e kompanive konçensionare të përmirësojnë kushtet ne traget dhe shërbimet për pasagjerët.

Ai nenvizon se per te njejten distance Bari-Durres dhe anasjelltas, udhetaret do te paguanin nje bilete me te lire nese do te udhetonin ne nje nga vendet e tjera te rajonit.

Sipas Qiricit, kriteret qe do te vendosen per te dhene nje licence tjeter per transportin e udhetareve me traget duhet te forcohen ne drejtim te rritjes se cilesise se sherbimit.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/