Greqi, 9 qershor 2014 – Në pranga është vënë një grek 85-vjeçar, pasi akuzohet se ka joshur një djalë shqiptar 11 vjeç dhe e ngacmoi seksualisht.

Ngjarja ka ndodhur në Lamia të Greqisë, ku sipas denoncimit në polici, mëngjesin e së premtes 85-vjeçari e ka joshur në shtëpinë e një djalin 11-vjeçar nga Shqipëria, duke vazhduar më pas me akte të shthurura ndaj tij.

Më vonë, fëmija i shfaqi nënës së tij në pjesët ku ishte dëmtuar nga incidenti.

Ndërkaq, dosja i kaloi prokurorit në Lamia, për të proceduar me këtë rast.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/