Itali, 9 qershor 2014 – Policia italiane ka vënë në pranga, 24-vjeçarin shqiptar Euxhenio Ferraro pasi iu gjet në makinë 13 kilogramë marijuanë. Shkak për ndalimin e tij nga policia, është bërë shpejtësia me të cilën po ngiste makinën.

Në momentin e kontrollit, i riu shqiptar ka shfaqur shenja nervozizmi. Në momentin që u hap dritarja e makinës, karabinierët ndjenë erën e drogës.

Në makinën e  24-vjeçarit, u zbulua një qese e madhe me pothuajse 13 kilogramë marijuanë që ishte e ndarë në 12 pjesë. 

Nga inspektimet e kryera nga hetuesit, u konstatua se personi i arrestuar është me qëndrim të rregullt në Itali, por ka qenë disa herë në Shqipëri në periudha të shkurtra kohore, madje kohët e fundit, ai kishte rezervuar dhe biletën e kthimit për në shtëpi.

Ferraro tashmë ndodhet në burgun e “Regina Coeli-t” dhe është në pritje të përballjes me trupin gjykues, me akuzën për posedim droge.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/