9 qershor 2014 – Këngëtarja ditë më parë arriti të tërheqëvëmendjen në media duke u paraqitur thuajse transparente në ndarjen e çmimevetë modës. 

Shumica ndajnë mendimin se vetëm Rihanna mund të bëjë veprime të tilla, ndërsa të tjerëmendojnë se ajo është duke provokuar shumë. Një ndër ata që e mendon kështu është Jay Z.

Sipas një burimi, Jay Z, i cili është përgjegjës për famën e saj, ka vendosur ta “korrigjojë” këngëtaren shkruajnë mediat boshnjake.

“Është koha që Rihanna ta ndërpresënjë mënyrë të tillë të provokimi me veshje që nuk i përshtaten asaj. Ajo sillet sikur është duke jetuar në një geto, ndërsa as fjalorin nuk e ka të përzgjedhur”,- thotë Jay Z.

“Edhe Beyonce ka pranuar të këshilloj Rihannën duke i dhënë disa leksione se si të sillet dhe se si të pergjigjet gjatëpyetjeve të drejtuara ngagazetarët”.

Megjithatë kjo nuk është e tëra. Reperi me dëshirën për ta ndihmuar Rihannënshkon edhe një hap me tutje duke u përzier edhe në jetën private të saj.

Flitet se ai është fajtori kryesor që Rihanna ka ndërprerë raportet me reperin Drake.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/