DURRËS, 9 qershor 2014 –  2 100 km me biçikletë nga Brukseli në Durrës, ja “lufta” civile e kosovarëve për të fituar lëvizjen pa viza në BE.

Ndërsa në Kosovë sapo kishin përfunduar zgjedhjet parlamentare dhe po jepeshin rezultatet, në terminalin e trageteve në portin e Durrësit, në mëngjesin e 9 qershorit 2014, zbarkuan 6 çiklistë kosovarë, luftëtarë civilë për lëvizjen e lirë të kosovarëve.

Ata kanë ndërmarrë një tur sensibilizues me biçikletat e tyre nga Brukseli me vendmbërritje përfundimtare Prishtinën.

Të 6 çiklistët kanë përshkuar afro 2100 km me biçikletat e tyre.

Më 10 qershor 2014 do të mbërrijnë në qytetin e Prizrenit, në ditën e çlirimit të tij, dhe më pas do të udhëtojnë drejt kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/