Durrës, 9 qershor 2014 – Gjatë natës së të shtunës, hajdutët kanë hyrë në shkollën e mesme të përgjithshme “Naim Frashëri” në Durrës dhe kanë marrë prej andej kompjuterin e drejtoreshës së shkollës.

Burime policore bëjnë të ditur se vjedhja është bërë gjatë orëve të natës dhe hajdutët kanë mundur të depërtojnë në ambientet e brendshme të gjimnazit, në lagjen nr.18, dhe janë drejtuar për në zyrën e drejtoreshës. Pasi kanë hyrë aty, ata kanë marrë me vete një personal kompjuter, të markës Dell si dhe një njësi qendrore kompjuteri.

Pas është konstatuar vjedhja nga stafi pedagogjik, policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorin ose autorët e kësaj vjedhjeje. Në kompjuterin që ndodhej në zyrën e drejtorisë ndodheshin të dhëna të hollësishme përsa i përket materialeve shkollore, gjë që mund të dëmtojë punën e stafit mësimor në këtë fundvit arsimor.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/