Durrës, 9 qershor 2014 – Drejtoria Rajonale e Punësimit Durrës bën të ditur se për të gjithë të rinjtë e interesuar për një vend pune janë në dispozicion 100 vende të lira. Në njoftimin për shtyp të kësaj drejtorie thuhet se të rinjtë do të nisin punë në muajin korrik, ndërkohë që paga mesatare për këtë ofertë pune është 30-40 mijë lekë.

Të gjithë të rinjtë që janë të interesuar për të aplikuar për këtë vend pune duhet të përmbushin këto kritere:

1. të flasin rrjedhshëm gjuhën italiane

2. të kenë njohuri minimale kompjuteri

3. të jenë të gatshëm të punojnë turni i dytë

Të gjithë të interesuarit, për informacione të mëtejshme, mund të paraqiten pranë kësaj adrese: Lagjia nr.3, Rruga "Skënderbej", nr.2. Durrës, ose të kontaktojnë në këta numra telefoni: +355 (0)52 200 016 / 222 213 / 222 565.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/