9 qershor 2014 – Djali i Peter Cech e ka bërë ‘kërcënimin’ më të mirë të mundshëm. Në fakt, vogëlushi i portierit të Chelseat është bërë edhe më i famshëm, pasi babai i tij postoi një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet duke e paralajmëruar djalin e Lionel Messit, Thiago, se do ta ndalë në çdo ndeshje, siç bëri babai i tij me yllin argjentinas.
Sigurisht, nëse vogëlushi Cech dhe vogëlushi Messi, kur të rriten, do ta ndjekin rrugën e prindërve të tyre.
“Jam duke të pritur, Thiago Messi, jam duke të pritur”, ka shkruar Cech në fotografinë komike, të postuar në uebfaqen e tij zyrtare.
Të presim nëse Messi do të ketë përgjigje për vogëlushin çek.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





