Hollandë, 9 qershor 2014– Tensione në përfaqësuesen e Hollandës. Mesfushori holandez, Arjen Robben ka reaguar pas dueleve të ashpra që pati me bashkëlojtarin Bruno Martins Indi, gjatë seancës stërvitore në bazën e tyre në Rio.

Mbrojtësi i Feyenoordit nuk e kurseu aspak yllin e Bayern Munichut në disa raste, ndërsa Robben ia ktheu në të njëjtën monedhë, ndërsa për pak u evitua përleshja fizike ndërmjet tyre.

“Arjen është një dribler i mirë. Mendova se ra në tokë pa pasur asgjë. E kishim një duel të vogël kokë më kokë”, ka thënë Martins. Megjithatë, trajneri Louis van Gaal është përkujdesur që t’i qetësojë gjakrat dhe më pas gjithçka ka vazhduar si duhet.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/