Meksikë, 9 qershor 2014 – Autoritetet meksikane zbuluan 19 prostituta, 100 televizorë plazma, dy thasë me marijuanë, pije të ndryshme alkoolike dhe rreth 100 shpendë, në një burg në qytetin Acapulco.
Policia zbuloi gjithçka ndërsa kontrolloi qelitë, teksa po përgatitej të transferonte të dënuarit në një burg të sigurisë maksimale.
Mësohet se në disa qeli, të burgosurit jetonin me bashkëshortet e tyre dhe argëtoheshin duke vënë baste në betejat mes shpendëve.
Autoritetet bënë të ditur se nuk ishin në dijeni sesi prostitutat dhe objektet e tjera të ndaluara kishin hyrë në burg, ndërkohë që nisën hetimet për këtë çështje.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





