SHBA, 9 qershor 2014 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zgjedhur femrën më të bukur. Miss USA 2014 u zgjodh 24 vjeçarja Nia Sanchez, e spikatur për bukurinë e saj, fizikun, ndërsa është edhe eksperte e arteve marciale.

Mbretëresha e bukurisë së SHBA-ve, mban edhe titullin Miss Nevada, e cila falë bukurisë së saj arriti që të lërë pas 50 konkurrente, për të përfaqësuar vendin e saj në Miss Univers.

Në finale ajo u përball me Miss Nord Dakota, Audra Mari.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/