26 vjeçari Florian Tonuzi i cili më 29 Prill vrau me thikë vëllain e tij të vogël Benard Tonuzin ka dalë ditën e sotme para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Gjykata ka vendosur për të arrest me burg, ndërsa ai thotë që nuk mbante mend asgjë se i kishte ndodhur ngjarja e rëndë

Floriani e goditi me mjet prerës vëllanë e tij kur po ktheheshin në banesë pasi kishin qenë tek lokali i tyre në qendër të fshatit

Florian Tonuzi u arrestua nga policia një ditë më pas teksa u pikas nga banorët që i ishte afruar banesës së tij para se i vëllai Benardi të përcillej për në banesën e fundit.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë arritën ta arrestonin ku ishte fshehur në një kanal në fshatin Kurbeg.