SHBA, 31 maj 2014 – Jackie Kennedy ishte një grua e etur për seks. Përveçse me vëllanë e presidentit John Kennedy, Bobby Kennedy-n, ajo mësohet se kish pasur marrëdhënie edhe me vëllanë më të vogël të presidentit, Teddy.

“A Life Beyond Her Wildest Dreams“, kështu titullohet libri i Darwin Porter dhe Danforth Prince, që do të dalë në treg në 7 qershor, dhe ku ish Zonja e Parë e Amerikës përshkruhet si një femër e pasionuar ndaj seksit me marrëdhënie të shumta intime, njëlloj edhe si bashkëshorti i saj, një prej presidenteve më të famshëm amerikanë, John F. Kennedy.

Në listën e gjatë të meshkujve që kanë pasur marrëdhënie intime me Jackie-n, përmenden emra VIP të kohës, sikurse Warren Beatty, Peter Lawford, Paul Newman, Gregory Peck, Frank Sinatra, William Holden, Marlon Brando, Gianni Agnelli, Charles Addams, kirurgu Christian Barnard, aktori Peter Cook, deputeti Roswell Gilpatric, shkrimtaret Pete Hamill, Lord Harlech, poeti Robert Lowell.

Nga ana e tjetër jo me pas mbetet edhe vetë presidenti Kennedy, në listën e femrave më të cilat ka shkuar në shtrat përmenden, veç Marilyn Monroe, edhe shumë femra të famshme si: Betty Grable, Sophia Loren, Jean Simmons, Lee Remick, Pamela Turnure, Mary Pinchot Meyer, etj.

Në libër zbulohen edhe informacione nga personazhe protagoniste me natyrë tepër intime.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/