31 maj 2014 – Ish presidenti i Santosit, Luis Alvaro de Oliveira Ribeiro ka bërë akuza të rënda mbi Neymar da Silva Santos, babai i sulmuesit të Barcelonës. Ribeiro, gjatë një interviste për Espn.com në Brazil, tregoi se marrëdhëniet e tij me babanë e Neymarit u shkatërruan dhe po ashtu theksoi se ish shoku i tij e shfrytëzoi maksimalisht transferimin e birit të tij nga Santos në Barcelonë, verën e vitit të kaluar.
“Ato 90 milionë euro përfshinin para për kafe për babanë e Neymarit dhe një orgji në hotelin Piccadilly, në Londër. Sepse babai i Neymarit kërkonte kompensime për gjithçka. Ai kurrë nuk më bleu as një kafe. Unë i pagova rreth 200 të tilla”, deklaroi ai.
“Kam menduar se babai i Neymarit ishte shok i imi. Por, sot nuk dua të shoh as para veturës time, sepse nuk do të frenoj, do të shkel gazin edhe më shumë. Nuk do t’ia jap më dorën. Nëse e zgjas, do të jetë për ta goditur”,– tha Ribeiro..
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





