Tiranë, 31 maj 2014 – Një barsaletë qesharake dhe rrënim të arsyes e ka cilësuar Partia Demokratike publikimin e rezultateve të Komisionit Hetimor. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi shprehet se: “Kryeministri Rama ia doli sot me sukses të bëhej qesharak në sytë e opinionit publik, duke e shndërruar komisionin e tij parlamentar hetimor, në një barsaletë për shtyp, që nisi si qesharak qysh dje, kur e paralajmëroi Felaj, e u bë edhe më shumë qesharak sot, kur e lexoi Felaj. Dje Felaj paralajmëroi me pompë të madhe, se sot do të ishte dita e të vërtetës. U mbars mali dhe polli një deklaratë.”
Sipas Vorpsit kryetarja e komisionit Felaj nuk dha përgjigje për pyetjet. “Felaj u rrotullua dhe u përdrodh, por pyetjet mbeten pa përgjigje. Ku i keni mushkonjat zoti Rama, që Felaj zbuloi se ishin avionë? Ku i keni guralecët që nuk i lejonin mushkonjat të uleshin në Gjadër?Kush ra më parë, piloti, avioni, rrota, apo friksioni? Përgjigja është e qartë. Në të vërtetë është rrëzuar Kryeministri, dhe me komisionin Felaj, ka rënë një herë e mirë dhe arsyeja dhe shëndeti mendor i kësaj mazhorance.”
Deklarata e plotë e zëdhënëses Laura Vorpsi
Kryeministri Rama ia doli sot me sukses të bëhej qesharak në sytë e opinionit publik, duke e shndërruar komisionin e tij parlamentar hetimor, në një barsaletë për shtyp, që nisi si qesharake qysh dje, kur e paralajmëroi Felaj, e u bë edhe më shumë qesharake sot, kur e lexoi Felaj.
Dje Felaj paralajmëroi me pompë të madhe, se sot do të ishte dita e të vërtetës. U mbars mali dhe polli një deklaratë.
Felaj u rrotullua dhe u përdrodh, por pyetjet mbeten pa përgjigje.
Ku i keni mushkonjat zoti Rama, që Felaj zbuloi se ishin avionë?
Ku i keni guralecët që nuk i lejonin mushkonjat të uleshin në Gjadër?Kush ra më parë, piloti, avioni, rrota, apo friksioni?
Përgjigja është e qartë.
Në të vërtetë është rrëzuar Kryeministri, dhe me komisionin Felaj, ka rënë një herë e mirë dhe arsyeja dhe shëndeti mendor i kësaj mazhorance.
Edi Rama dëshmoi sot se nuk ka ndërmend të bëhet asnjë ditë i përgjegjshëm, dhe të japë llogari për trafikun dramatik të drogës me bekimin qeveritar.
Dhe këtë e vërtetoi majft mirë me kumtesën halucinante dhe të intoksikuar, që nuk i shërbeu as si gjethe fiku për të mbuluar gjurmët e drogës nën hundën e qeverisë.
Partia Demokratike përsërit kërkesën se vetëm një hetim serioz për trafikun e drogës do të nxjerrë përgjegjësitë politike dhe do të parandalojë këtë dramë të madhe për vendin tonë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





