31 maj 2014 – Mbretërimi i Justin Beiber si mbreti i Instagramit ka përfunduar. Instagrami ka bërë të ditur se fotoja e Kim Kardashian dhe Kenye West, duke u puthur për herë të parë pas dasmës, është bërë fotoja që ka marrë më shumë pëlqime se çdo foto tjetër në historinë 3 vjeçare të Instagramit.
Fotoja, e cila është postuar nga Keeping Up With the Kardashians këtë të enjte, ka marrë plotë 1.980.065 pëlqime, duke “mundur” në këtë mënyrë foton e Justin Bieber dhe Selena Gomez, e cila ka 1.818.384 pëlqime.
Bieber tashmë është pozicionuar në vend të dytë pas Kardashian e West.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





