DURRËS, 31 maj 2014 –  Petulla dhe teatër janë përbërësit enjë bamirësie të sponsorizuar nga dioqeza italiane të Latina-s (Lacio) për vazhdimin e mbështetjes së projektit “Një urë për Shqipërinë”.

Shtypi italian bën të ditur se më 6 qershor 2014, ora 21, në qytetin Latina, në amfiteatrin e Kurisë Peshkopale (hyrja në sheshin Pali VI –  Piazza Paolo VI), teatri amator “Compagnia della chiacchiera” do të shfaqë “Borëbardhën dhe Shtatë Xhuxhat’, spektakël për fëmijë, realizuar nga të rinj dhe më të mëdhenj.

Pastaj skena do të jetë e gjitha për “Festën e petullave të ëmbla – Sagra della ciambelletta”: do të vendosen banka për t’u shpërndarë fëmijëve dhe të rriturve  ëmbëlsira të përgatitura në shtëpi.

Nuk do të paguhet biletë, dhe ëmbëlsirat nuk do të kenë çmim: në vend të tyre do të ofrohet mbështetje për projektin: Një urë për Durrësin.

“Që nga viti 1998 – thotë Don Felice Accrocca – çdo vit, vullnetarë nga famullitë e qytetit Latina dhe dioqezës marrin nga koha e tyre një përvojë shërbimi në favor të të rinjve shqiptarë, sidomos atyre më të në gjendje të vështirë: në Durrës, mysafirëve në shtëpinë e Motrave Adhuruese të Gjakut të Krishtit – duke punuar me fëmijë të një instituti për njerëz me aftësi të kufizuara, me fëmijë të shtëpive rezidenciale dhe me fëmijë të fshatrave në zonën rurale në periferi të qytetit”.

Në vitin 2013, vullnetarët, shumica të rinj, ishin 51, ​​nga të cilët 18 kishin përvojën e tyre të parë.

Gjatë 15 viteve tani janë qindra vullnetarë që kanë marrë pjesë në fushatën e shërbimit një ose më shumë herë, sepse pothuajse të gjithë më pas u dëshirojnë të kthehen në Durrës.

Vitin e kaluar “Festa e petullave të ëmbla” ka mbledhur më shumë se njëmijë pjesëmarrës.

Sipas Shërbimit Social shqiptar, në vitin 2014, shkurt e prill, Motrat Adhuruese të Gjakut të Krishtit në Durrës kanë dhuruar për Qendrën e Zhvillimit Rezidencial Durrës Ushqime, veshje, të ndryshme (28840 lekë) dhe 250 euro pajisje, ushqime,të ndryshme (2900 lekë).

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/