Durrës, 31 maj 2014 – Dy të rinj të shpallur në kërkim janë prangosur nga uniformat blu të Durrësit dhe Krujës.

Në pranga ka përfunduar 20 vjeçari Ervis Halili, banues në Halil Krujë, i cili dyshohet se me datë 13.05.2014, rreth orës 22.00, në stacionin e Antenës së AMC në malin e Krujës ka vjedhur nje sasi nafte si dhe një bateri  makine. Mbi Halilin rëndon akuza për veprën penale “Vjedhje”.

Ndërkohë efektivët e rendit kanë prangosur edhe një 22 vjeçar, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e kishte dënuar në fillim të këtij muaji me 20 ditë burg.

Sami Luka, banues në fshatin Mukje, Krujë është arrestuar nga efektivët e komisararit të policisë së Krujës, pasi akuzohet për veprën penale “Drejtim automjeti në gjendje të dehur apo pa deshmi”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/