Kosovë,30 maj 2014 – Partia karizmatike me në krye Kryetarin lexhendarë, Visar Arifaj ka zgjedhur një formë shumë të veçantë për të kërkuar votën në zgjedhjet e 8 qershorit.

Shumica absolute e kandidatëve të kësaj partie, po shkojnë rrugës së Kryetarit të tyre legjendar, duke pozuar gjysmë të zhveshur. Ata, në web-faqen e tyre, paraqiten gjysmë të zhveshur, formë me të cilët po mundohen t’i bindin qytetarët që t'i votojnë. Madje, ka pas kandidatë të cilët i ka çensuruar partia. Per kete arsye aty shkuhej: Fotografia është shumë seksi për uebfaqe.

Visar Arifaj, Kryetar i Partisë së Fortë, kishte pozuar nudo, në shenje të transparencës në këto zgjedhje ne Kosove.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/