Monako, 30 maj 2014  Monako Princi i Monakos, Alberti i Dytë, dhe princesha afrikano-jugore, Charlene, janë në pritje të fëmijës së parë, që do të vijë në jetë përpara fundit të vitit. 

Në në një deklaratë të shkurtër, çifti, që u martua në Korrik të vitit 2011, shprehu kënaqësinë më të madhe për lajmin.

Fëmija i ardhshëm – siç shkruajnë mediat – do të zëvëndësojë në fron Princeshën Caroline, motrën e madhe të Princit Albert. Princi ka dy fëmijë nga dy lidhjet e mëparshme, vajzën 22-vjeçare Jazmin, dhe djalin 10-vjeçar, Alexandre.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/