Durrës, 30 maj 2014 – Një 37 vjeçare, A.A., banuese në Tiranë, i është drejtuar komisariatit të policisë së Durrësit për të denoncuar ikjen nga shtëpia të bashkëshortit të saj, Sh.B., 47 vjeç.

Fakt interesant është se burri është larguar nga shtëpia në vitin 2012, ndërkohë bashkëshortja e tij është kujtuar vetëm tani të bëjë denoncimin meqë nuk ka mundur të kontaktojë me të.

Mësohet se shtetasi Sh.B. është banor i lagjes nr.18 në Durrës. Pas denoncimit të bashkëshortes, policia ka nisur punën për gjetjen e këtij shtetasi.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/