Mal i Zi, 30 maj 2014 – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka nënshkruar një marrëveshje me homologun e tij malazez, për bashkëpunimin e dy policive gjatë sezonit turistik. Marrëveshja përmban disa pika, ku përcaktohen mënyrat e bashkëpunimit mes policisë malazeze me atë shqiptare. Në këtë marrëveshje bie në sy fakti, që policia shqiptare do jetë prezente me personel dhe mjete në Ulqin dhe Budva gjatë gjithë sezonit veror.

Një prezencë e tillë ka tërbuar nacionalistët serbë, qytetarë të Malit të zi. Me të drejtë ata vërejnë, që për herë të fundit shqiptarët ishin policë në Ulqin (në fakt xhandarë- koshadhe osmanë, por shqiptarë etnikë) në vitin e largët 1879, para se Ulqini t’i dorëzohej Malit të zi, pas një rezistence sa heroike aq edhe të përgjakshme nën komandën e legjendarit Hamzë Sokoli nga Shkodra.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/