Zëdhënesi i Presidentit Meta, z. Tedi Blushi ka shkruan se Presidenti i Republikës Ilir Meta i është drejtuar me një kërkesë për informacion kompanisë telefonike përpara se të nisë procedurat ligjore në sistemin ndërkombëtarë.
Sipas të dhënave të siguruara mesazhet e manipuluara janë dërguar nga qendra e mesazheve të kësaj kompanie.
Kujtojmë se para disa ditësh Presidenca denoncoi se disa persona dërgonin mesazhe kriminale në numrat e qytetarëve shqiptarë në emrin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.
Postimi i plotë:
Sot, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ju drejtua me një kërkesë për informacion kompanisë “One Telecommunications” lidhur me keqpërdorimin kriminal të mesazheve telefonike, gjoja sikur janë dërguar nga numri i Tij personal zyrtar, në adresë të disa qytetarëve.
Sipas të dhënave të siguruara, mesazhet e manipuluara, janë dërguar nga qendra e mesazheve të kësaj kompanie telefonike.
Për këtë arsye, Presidenti Meta është në pritje nga “One Telecommunications” të informacionit të nevojshëm, para nisjes së procedurave ligjore në sistemin ndërkombëtar.
Sot, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ju drejtua me një kërkesë për informacion kompanisë “One…
Posted by Tedi Blushi on Monday, May 3, 2021





