Tiranë, 26 maj 2014 – Partia Demokratike kthehet 100 vite pas në kohë. Një shkresë e firmosur nga 7 anëtarët demokratë të Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik mes të cilëve dhe kryetari i këtij komisioni Genc Pollo, mban datën 23 dhjetor, 1913.

Shkresa i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe nëpërmjet saj kundërshtohet amedimi i deputetit Alfred Peza bërë për ligjin 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, raporton Shekulli.

Gabimet me datat vijojnë më tej dhe në shkresë ndërsa thuhet se amendimi i bërë në dhjetor të vitit 2012 synon të ndryshojë një ligj që është miratuar 1 vit më pas, në 2013.