26 maj 2014 – Alban Meha shpallet lojtari i vitit në Bundesligën e dytë, nga faqja online liga2-online.de. Mesfushori kombëtares fitoi në sondazhin e krijuar nga kjo faqe për futbollistin më të mirë të kategorisë së dytë në Gjermani, ku Meha arriti të marrë numrin më të lartë të votave, sin ë votimin online gjithashtu dhe në votimin që u krye në një emission radiofonik të sponsorizuar po nga kjo faqe. Meha në total grumbulloi 53 përqind të të gjitha votave duke lënë pas Timo Horn të Koln dhe Philipp Klingmann të Karlsruhes.
Në sezonin që sapo u mbyll Meha ishte një prej lojtarëve kryesorë të Paderbornit duke ndihmuar skuadrën të ngjitej në Bundesligën e parë. Në total Meha luajti në 25 ndeshja për ekipin e tij duke shënuar dhe 12 gola duke mos u ndalur as nga problemet në menisk që e mbajtën disa javë jashtë fushave të lojës në mesin e fazës së parë. Gjithashtu këtë vit ai ishte shpallur dhe si futbollisti më I mirë I skuadrës së Paderborn, cmim që e tërhoqi në javën e fundit të kampionatit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





