Tiranë, 26 maj 2014 – Krahas muzikës, një trend i ri tek emrat e njohur është bërë dhe biznesi.

Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga, është një nga emrat që i është shtuar listës edhe si menaxhere. Por, në këtë rast, ajo do të menaxhojë krahas karrierës edhe një klub të ri me emrin ”Bizarre lounge bar”, përurimin e të cilit e ka bërë vetëm pak ditë më parë.

Në këtë inaugurim kanë marrë pjesë shumë emra të njohur, të cilët janë miq të këngëtares, ndërsa vetë Çiljeta ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve me pamjen e saj dhe format e bukura trupore.

Një fizik i kuruar mirë pas lindjes ka bërë që Çiljeta të mbajë ende epitetin e një seks-bombe.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/