E hënë, 26 maj 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Çmimi i truallit, legalizimet, 30 ditë afat për të paguar faturën”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Debati për kongresin e Përmetit, flet Paskal Milo: Të ringrihen lapidarët dhe përmendoret
– Vrasja në Tiranë, akuzë për kunatin, nuk u vetëvra, arma u gjet në kanal
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “’Sudja”, lista e dytë. Emrat, sot takimi në gjykatë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Rexhep Qosja: Greva e urisë? Dikush punon pas shpine, ka prapavijë politike
– Komunitetet fetare kundër LGBT: Sulm ndaj familjes
– Shkollat u lyen vullnetarisht, në xhep paratë e prokurimit
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Nis antidroga, vijnë italianët. Avioni italian fotografime nga ajri të parcelave të mbjella”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Lufta për pushtet, PD protesta për të zvarritur zgjedhjet
– Statusi, Rama dhe Bushati lobim në vendet e ulëta
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Reforma, sytë nga shkurtimet. Mijëra vende pune drejt mbylljes, Çuçi fillon diskutimet në terren për reformën e re”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Raporti i KLSH, pacientëve në gjumë nuk iu shërbehet ushqim
– Reagojnë fetë: Po sulmohet familja
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Komunitetet fetare “bashkohen” në një qëndrim. Homoseksualizmi një e keqe kërcënuese, familja shqiptare në rrezik”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– “Rebelohet” deputeti grekofon: Himarjotët nuk janë vlonjatë!
– Vrasja e Gesarës nga e ëma, misteri fshihet në një kompjuter
– Grida Duma: Rama ka 9 muaj që nuk qeveris, kabineti i tij s’ka ministra, por zëdhënës
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





