Ukrainë, 25 maj 2014 – Oligarku Petro Poroshenko, i njohur ndryshe si “Mbreti i çokollatës”, kryeson exit-poll-et e para që po bëhen publike në Ukrainë, pas mbylljes së kutive të votimit.

Sipas këtyre rezultateve paraprake, Poroshenko kryeson me 55.9% të votave, raundin e parë për zgjedhjet presidenciale.

Ndërkohë një tejtër exit-poll e nxjerr Poroshenkon po në vend të parë, por këtë herë me një përqindje më të lartë votash, rreth 57.31%.

Nëse rezultati i këtyre exit-poll-ve do të konfirmohet edhe nga numërimi i votave, ish ministri do të shpallet që në raundin e parë president i vendit dhe nuk do të ketë nevojë për një raund të dytë.

Ndërkohë politikania dhe ish-kryeministrja Julia Timoshenko ka mbledhur rreth 12% të votave. Në garën për zgjedhjet presidenciale ishin përfshirë 18 kandidatë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/