DURRËS, 25 maj 2014 – E diela e 25 majit 2014 pati një gjallërim në plazhin e Durrësit sidomos me tiranas dhe kosovarë, që kanë shfrytëzuar motin me diell; me të guximshmit janë futur në ujin ende të ftohtë.
Ndërkaq vërehet një përmirësim në pastërti, kjo falë dhe punës së ndërmarrjes komunale të plazhit dhe ndërhyrjes së institucioneve qendrore, bashkisë dhe shoqërisë civile.
Burime zyrtare nga ndërmarrja e bashkisë bëjnë të ditur se qeveria do të bëjë dezinfektim të krejt plazhit, kur komunalja do të do dezinfektojë dhe do të plugojë dyfish rërën.
Janë marrë masat që të mos ketë më ndotje të plazhit as nga ujërat e zeza dhe as nga mbetjet urbane apo plehrat që mund të grumbullohen nga numri i madh i pushuesve.
Drejtoria e urbanistikës në qeverisjen vendore po merr masat për përcaktimin e sipërfaqeve të plazheve publike dhe private.
Këtë vit do të funksionojnë dhe rojet e plazhit e kullat e vrojtimit, një shërbim i munguar, por shumë i nevojshëm për problematikën që mbart frekuentimi i plazheve masive, siç janë ato të Durrësit, Shkëmbit të Kavajës e Golemit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





