DURRËS, 25 maj 2014 – Portali GISuser.com bën të ditur se në mbledhjen e fundit në Belgjikë të Asamblesë së Përgjithshme të Jashtëzakonshme të Shoqatës “EuroGeographics”, u miratuan edhe dy anëtarësime të reja, një nga Shqipëria dhe tjetra nga Spanja
Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP) e Shqipërisë është tashmë anëtare me të drejta të plota e Shoqatës EuroGeographics, kurse Komisioni Territorial i Këshillit të Gjeografik i Spanjës (GHC/TC-Spanjë) anëtari i asociuar.
“Kemi kënaqësinë t’u urojmë mirëseardhjen ZRPP-së dhe GHC/TC-Spanjës në EuroGeographics”, thotë presidenti i EuroGeographics-it, Ingrid Vanden Berghe. “Kemi kënaqësinë që dy anëtarët e rinj janë të ndërgjegjshëm për të mirat e anëtarësimit, që u ofron mundësinë e shkëmbimit të ekspertizës, përfaqësimit në një sërë eventesh rajonale, evropiane dhe globale dhe të pjesëmarrjes në nisma të tilla të rëndësishme si projekti i Kornizës Evropiane të Vendndodhjes (European Location Framework – ELF)”
“Ne tani përfaqësojmë 61 anëtarë nga 46 vende – në të gjithë Evropën gjeografike dhe i nxisim të gjithë të vazhdojnë të vënë në dispozicion të ELF-it bazën e tyre të të dhënave”.
Gjithashtu anëtar i Shoqatës është edhe Autoriteti Shtetëror i Informacionit Gjeohapësinor (ASIG) i Shqipërisë, i krijuar në vitin 2012.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





