Spanjë, 25 maj 2014 – Ekspedita triumfuese e La Decimas, heronjtë e trofeut të dhjetë të Champions League për Realin e Madridit mbërritën në sheshin hsitorik të celebrimeve blanko në kryeqytetin spanjoll, Plaza de Cibeles në orën 6 të mëngjesit për të festuar bashkë me tifozerinë trofeun e shumëpritur që konkuistadorët e Carlo Ancelotitt fituan në Lisbonë përballë Atletikos.
Los Blancos bënë hyrjen triumfuese në shatërvanin e famshëm të festimeve mbi një autobus të hapur ku ishte shkruar. Kampionë, “La Decima”, faleminderit madridistë”. Aty i prisnin me padyrim mijëra tifozë të Realit që kishin zbritur në shesh pas fitores epike të Realit në kohën shtese dhe ju ishte dashur të prisnin mbi 6 orë derisa heronjtë e tyre të mbërrinin nga Lisbona.
" Nuk kam fjalë, madridismi është i paaritshëm dhe e meriton këtë”, tha Sergio Ramos që ishte dhe protagonist kryesor që ndezi festën por nuk kurseu edhe një kor aspak korrekt ndaj rivalëve të Atleticos me korin, “lojtarë, lojtarë, erdhëm për të fituar, indianët ta mësojnë se qeveris kryeqyteti” ndërsa këndonte bashkë me mijëra tifozë të Realit duke ju drejtuar me termin “indios” pikërisht rivalëve Los Colchoneros, nuk mungoi dhe britma e Iker Casillas që nga pamjet por dhe sipas mediave spanjolle ishte nën efektin e avujve të alkolit ose thënë me shqip “tapë”, teksa deklaroi “ Falënderoj shumë të gjithë personat që na inkurajuan në Lisbonë në “Bernabeu” dhe këtu. Goli i Sergio Ramos ishte për të gjithë ne, jeni të gjithë të mëdhenj” para se të fillonte të këndonte guxoi të merrte mikrofonin dhe kristiano Ronaldo për t’ju lëshuar një britmë lufte të gjithë tifozëve…
Të gjithë ishin duke kënduar e madje dhe Modric ndërsa festa u bë edhe më e zjarrtë kur kapiteni Casillas I dha Sergio Ramos privilegjin të bënte dollinë e festës me të gjithë fansat si dhe të vendoste flamurin tradicional të klubit në qafën e statujës historike të perëndeshës “Cibele” celebrimet e Realit gjithsesi janë ende larg fundit pasi Reali do të festojë me tifozët e tij trofeun sërish sononte në mrbëmjen e vonë në “Santiago Bernabeu”.





