Gazetari i “Euronews” në Bruksel, Jack Parrock ka ndarë në Twitter një lajm të fundit përsa i përket çeljes së dritës jeshile për caktimin e Konferencës Ndërqeveritare për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Parrock thotë se burimet i kanë konfirmuar që kjo konferencë do të mbahet në qershor në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian.
“Komisioni Europian do të propozojë një lëvizje të madhe për procesin e pranimit të Shqipërisë. Burimet më thonë se Komisioni do të rekomandojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në samitin e qershorit të liderëve të BE. Më pas, vendet e BE do të zgjedhin nëse do ta pranojnë”, shkruan Parrock.





