Itali, 25 maj 2014 – Vjedhja e bakrit për ta shitur për skrap është shndërruar në epidemi në Itali. Nga janari deri në 24 maj, 43 shqiptarë janë burgosur apo denoncuar për vjedhje metalesh për t’i shitur më pas për skrap në Itali.
Rasti i fundit ishte në fshatin Bora Pisani të provincës së Padovës. Në orën 02.00 të mëngjesit të 24 majit karabinierët njoftohen për dy persona të dyshimtë në varrezat e Bora Pizanit.
Ata me vështirësi mundën të bllokojnë dhe arrestojnë dy personat, që po vidhnin pjesë prej bronzi dhe bakri të varreve të ndryshme. Të arrestuarit janë Jovanin Colaj, 32 vjeç dhe Fatos Bulica, 34 vjeç (ne foton kryesore). Të dy hajdutët e bakrit nuk kanë precedentë penalë.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





