Itali, 25 maj 2014 – Gëzim Gjini, 57 vjeç, u ekstradua në Itali, sepse akuzohet si pjesëmarrës i masakrës së krishtlindjeve të vitit 1998. Në qytetin e Udines, në 23 dhjetor 1998, u vranë tre policë italianë nga një minë surprizë, një bombë difensive mod. 52. 

Bomba ishte vendosur nga një grup mafioz shqiptaro – puliez, ku bënte pjesë edhe një ukrainase, 20 vjeçare  Tatiana Andreicik, e dashura e kapobandës.

Në këtë grup bënin pjesë shqiptarë : Sajmir Keqi, 29 vjec laçian, Ilir Mihasi, 31 vjeç tiranas dhe Gëzim Gjini. Gëzimi, nga aeroporti i Rinasit me një avion ushtarak transporti italian, u dërgua në aeroportin e Ciampinos, nga ku menjëherë u transferua në Burgun e Rebibias në Romë.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/