Kosovë, 24 maj 2014 – Federata e Futbollit e Senegalit përfiton 50 mijë dollarë nga Kosova, për ndeshjen miqësore që Kombëtarja e saj do ta zhvillojë nesër në Gjenevë ndaj përfaqësueses më të re të futbollit, ndërsa 10 mijë shkojnë për menaxherin që mundësoi këtë miqësore.
Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Sporteve të Senegalit, El Hadji Gorgui Gning për mediat për "sudonline.sn". Ndeshja me Senegalin është miqësorja e tretë për Kosovën. Në dy ndeshjet e para ekipi i Albert Bunjakit ka marrë një barazim pa gola ndaj Haitit dhe u mund nga Turqia 1:6 të mërkurën e shkuar.
Por nëse ka paguar 60 mijë dollarë për miqësoren me Senegalin federata kosovare do të përfitojë 100 mij të tillë nga dy miqësore të tjera. Nëpërmjet një konference për shtyp, drejtuesit e futbollit kosovar kanë njoftuar se skuadra e selektorit Albert Bunjaki, pas duelit të ardhshëm me Senegalin të dielën në Gjenevë, do të takohet me Panamanë dhe Kanadanë.
Kosova do të luajë me Panamanë në Neë York më 9 tetor, kurse më 12 tetor do të ndeshet me Kanadanë në Chicago. Nga këto dy takime, Kosova do të përfitojë 100 mijë euro.
Lajmi vjen vetëm një ditë pas miqësores së dytë ndërkombëtare ku Kosova pësoi humbje të thellë 6:1 nga Turqia. Kurse, në duelin e parë, Kosova kishte barazuar pa gola me Haitin.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





