Kazakistan, 24 maj 2014 – Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Kazakistan, me anë të një postimi të tij në rrjetin social “Facebook” flet për takimin e tij me Presidentin e Kazakistanit, Nursulatn Nazarbajev. 
Rama shprehet në postimin e tij se presidenti Nazarbajev do të vizitojë së shpejti Shqipërinë, duke theksuar se temat e takimit të tyre kanë qenë harmonia ndërfetare, turizmi dhe energjia. 

“Shqipëria mundësi për forcim bashkëpunimi”-kështu është shprehur Presidenti Nazarbajev. Ai më tej ka theksuar se do të forcojnë bashkëpunimin Shqipëri-Kazakistan.

Nga ana e tij, kryeministri shqiptar ka theksuar: “Investimi në fushat e turizmit, naftës, gazit transportit. Kazakistani një ndër prodhuesit më të mëdhenj për naftë, gaz”. 

Sipas kryeministri Rama, Presidenti i Kazakistanit gjatë vizitës në Shqipëri do të shoqërohet dhe nga investues, duke hapur kështu mundësitë e bashkëpunimit në sektorët ekonomike, dhe jo vetëm. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/