Francë, 24 maj 2014 – Kryebashkiaku i një fshati në Francën veriperëndimore është tredhur dhe më pas është vrarë nga bashkëshorti xheloz i gruas me të cilën ai dyshohet se kishte lidhje, raportojnë mediet franceze.
Dominique Leboucher, 55 vjeç, u vra mbrëmjen e së enjtes nga një burrë që e akuzonte për një lidhje jashtëmartesore, thanë burimet e policisë për agjensinë e lajmeve AFP. Agresori i paidentifikuar më pas vrau veten.
Leboucher, një ish-punonjës në sigurime, u zgjodh si kryetar bashkie i Bretteville-le-Rabet në Normandi të Francës në muajin mars, raportoi media lokale.
Një nga zëvendësit e Leboucher tha për AFP-në se nuk e besonte teorinë për pabesinë bashkëshortore të kryebashkiakut, duke shtuar se sulmi iu duk si “një akt çmendurie”. Ndërkohë, hetimi i policisë po vazhdon. Bretteville-le-Rabet është një fshat i vogël në Normandi me më pak se 250 banorë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





