20 maj 2014 – Pas qarkullimit në media të lajmit se Gjyste Vulaj ishte ndarë nga bashkëshorti i saj, Sokoli, ky i fundit, në një prononcim për Gazetën Express, ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë nga lajmi.

Lajmi se këngëtarja Gjyste Vulaj është ndarë nga Sokoli është tërësisht i pavërtetë.

Këtë e ka konfirmuar për Express burri i Gjystes, i cili ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë nga ky lajm.

“Unë sapo u ndava nga ajo për të pirë një kafe me një mik timin, ndërkaq më vonë kemi planifikuar të dalim prapë bashkë. Ky lajm nuk është fare i vërtetë pasi që ne sapo jemi kthyer nga Australia ku kemi mbajt koncerte atje”,ka thënë Sokoli për Express.

Më herët televizioni ON TV raportoi se këngëtarja është ndarë nga burri i saj pas disa viteve martesë.  

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/