Durrës, 20 maj 2014 – Shtrirja e kabllove të energjisë elektrike shumë pranë banesave, ku në shumë raste kanë formuar “rrjeta merimange’ është një fenomen që vijon prej vitesh në shumë lagje të Durrësit.

Shpeshherë nga mediat, por edhe nga vetë banorët është ngritur ky shqetësim, por problemi vijon të mos marrë zgjidhje, duke u kthyer në kërcënim serioz për jetën e qytetarëve.

Një 26 vjeçare nga Durrësi, banore e lagjes nr.17, ka rrezikuar seriozisht të humbiste jetën, kur ka rënë në kontakt me tensionin e rrymës elektrike në taracën e banesës së saj.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia, ndërkohë që e reja E.L. është në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit.  

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/