Angli, 20 maj 2014 – Tara Sawyer, një 37 vjeçare nga Britania, ka 7 fëmijë. Katër prej tyre janë nga martesa e saj me bashkëshortin Matthew dhe tre të tjerët me çifte të cilëve iu ka dhënë me qira mitrën.
“Për mua është si një drogë procesi i shtatzënisë dhe i bërjes së fëmijëve”, shpjegon gruaja, e cila jeton në Wimblington. Ajo e “jep hua” mitrën e saj për një çmim prej 15 mijë sterlinash për një fëmijë.
Historia e Tarës është tërësisht e veçantë. Ajo ka qenë e adoptuar kur ishte e vogël dhe tashmë tregon një rëndësi të madhe ndaj fëmijëve.
“Unë e jap mitrën me qera që nga momenti në të cilin marr vesh se jam shtazanë dhe ndihem tërësisht e lumtur. Është një ndjenjë e pamundur të shpjegohet, ideja dhe fakti që ti mban brenda vetes një fëmijë, të cilin dikush e dëshiron shumë. Pasi lind, unë nuk e braktis fëmijën, por ia kthej prindërve”,thotë Tara.
Sa i takon barkut të madh gjatë gjithë kohës, ajo thotë se nuk e ka aspak problem. “Marr vitamina, shkoj ën pishinë, bëj joga dhe ha rregullisht. Të ndaloj së bëri fëmijë? Kurrë, deri sa të ma lejojë mitra”, përfundon Tara.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





