Tiranë, 20 maj 2014 – Ecurinw e seancws sw rradhws nw gjyqin e ngritur ndaj tij, kryebashkiaku i Vlorws Shpwtim Gjika e ka pwrmes mesazheve qw ka shkwmbyer nw Viber me vartësen e tij Anila Cukani, drejtoreshw juridike e bashkisw Vlorw.

Cukani komunikon me numrin 0682000510. Mesazhi i parë është nga ky numër dhe e pyet Cukanin se si shkoi seanca. Ndërsa përgjigja është pyetje-përgjigje si në prokurori.

Gjika i shkruan përsëri duke i thënë se e hoqi qafe. Cukani ia kthen me buzëqëshje duke i thënë se ty nuk spo të heq qafe.

Ndërsa komunikimi mbyllet duke thënë se nuk është pyetur nga avokatët dhe tani ishte radhë Ardian Mustës për tu pyetur.

 

Ja bashkëbisedimi me viber 

Gjika: Hë si vajte?
Anila: Pyetjet dhe përgjigjet sipas atyre në prokurori! Normale! Nuk u hapën më tej!
Gjika: Ja e hoqe qafe. Po avokatët të pyetën?
Anila: Po ty s’po të heq qafe : ) ! . Av jo!

 

Dëshmitarët
Njëri pas tjetrit kanë dhënë dëshminë e tyre të gjithë anëtarët dhe ish-anëtarët e KRRT-së Bashkisë Vlorë.

Në seancën e radhës ka qënë janë paraqitur për të dëshmuar vartësit e Gjikës, pikërisht Drejtoresha e Juridike e Bashkisë Anila Cukani dhe Ardian Musta drejtor i infrastrukturës dhe shërbimeve publike në këtë njësi vendore. Por dëshmitë e tyre nuk dhanë ndonjë detaj të rëndësishëm, pasi ata mbrojtën punën e KRRT-së Bashkisë Vlorë, drejtuar nga Shpëtim Gjika.

Pas pyetjeve të këtyre dëshmitarëve gjykata vendos të shtyje seancën për në datën 2 qershor,ku do të thirren 4 dëshmitarët e fundit të organit të akuzës.

Drejtoresha juridike deklaroi para trupës gjykuese se asnjë leje nuk ka kaluar pa miratimin e Këshillit Teknik.

“Jam drejtoreshë juridike pranë Bashkisë së Vlorës që nga muaji prill i vitit 2010 deri tani.Detyra ime në Bashkinë e Vlorës më bën edhe anëtare të KRRT të këtij qyteti. Jap vetëm mendimin tim në lidhje me problemet juridike, që lindin gjatë mbledhjeve të KRRT-së.Nuk ka patur ndonjëherë raste, kur janë miratuar leje ndërtimi pa miratimin e anëtarëve të KRRT-së” mësohet të ketë dëshmuar Anila Cukani.

Nga ana tjetër anëtari i KRRT-së Vlorë, Ardian Nusta, pranoi se ka qënë i pranishëm në shqyrtimin e dosjes së Gëzim Fetës, ndërsa shton se ka votuar pro lejes për ndërtimin në truallin e tij.

Ndërkaq në seancën e sotme ishte thirrur për të dëshmuar edhe noterja, Arjana Bino, e cila nuk u paraqit dhe do të thirret sërish seancën e ardhshme.

Seanca e radhës ndaj kreut të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika do të zhvillohet më 2 qershor, ku do thirren 4 dëshmitarë për të dëshmuar.

Kryebashkiaku, Shpëtim Gjika, akuzohet se ka falsifikuar në bashkëpunim procesverbalet e dy mbledhjeve të KRRT-së së Vlorës, duke ndryshuar përmbajtjen e tyre. Në vijim këto dokumente dyshohet se i kanë “hapur rrugë” ndërtimit për dy pallate shumëkatëshe në qytetin bregdetar.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/