E martë, 20 maj 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Kur Bujari gjykon… Nishanin”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Arrestohet dëshmitari i vrasjes së Azem Hajdarit, prezantohet me document të “antimafies serbe”

–   Pëllumb Xhufi: Për Edi Ramën dhe provokimin me Enver Hoxhën

–   SMS në gjyqin e Gjikës: Dëshminë e hoqa qafe, po ty s’po të heq dot

 

GAZETA SHQIP  hapet me shkrimin  “Si do të çmontohet kupola e drejtësisë”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Rama: Tërbimi i opozitës për të penguar statusin

–   Basha: Nuk është betejë politike por kombëtare

–   Shtatë tërmete  në 150 minuta, qindra njerëz mbeten pa strehë

–   Shqiptarët të fundit në Ballkan për sigurinë

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Zbulohet baza e C4, kapet eksplozivi i përgatitur për 50 atentate”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Qeveria, draft për KLD; anëtarët jo më të paprekshëm

–   Visho Ajazi shmang hetimin parlamentar

–   Basha: Është ora për të vepruar, të premten të gjithë në shesh

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin “Policia e Shtetit, struktura e re; ja kush vjen dhe kush ikën”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   KLD: Anëtarët shkarkohen në shkeljen e parë

–   Shpëtim Gjika, kontroll dëshmitarëve me iPad

–   Zbulohet baza e tritolit, kapen mbi 150kg C4 te “Oxhaku”

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Deputetët e PS zbarkojnë në SHISH, Visho Ajazi kërkon shtyrje afati për të zhdukur dokumentet kompromentuese”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Kreu i ILDKP nis gjuetinë e pasurive të grabitura nga politikanët dhe zyrtarët, kërkon hetim në terren nga policia dhe SHISH

–   Fatos Klosi: Berisha të hetohet për ’97, Gërdecin dhe 21 janarin, institucionet aktuale janë të kapura

–   Blushi lëvizje të hapur kundër Ramës, opozita e mbështet si kandidaturë konsensuale

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/