19 maj 2014 – Pse femrat gjatë një raporti seksual përfshijnë edhe ndjenjat? Një studim amerikan i Rutgers University në New Jersey është munduar që t’i japë përgjigje kësaj pyetje.
Gjatë studimit u zbulua se te femra vihen në lëvizje 30 zona të ndryshme cerebrale, të cilat lejojnë përjetimin e emocioneve dhe gëzimit.
Studiuesit amerikanë zbuluan gjithashtu se dy minuta para se të arrinte orgazmën, te femra aktivizoheshin disa zona cerebrale, të njëjta me ato që aktivizohen kur pimë apo hamë, ndërsa zona të tjera të trurit janë të prekura nga një ndjenjë e lartë eksitimi.
Në këtë mënyrë, shprehen studiuesit, sistemi nervor bën që të ndjehet vetëm kënaqësi.
Mirëpo zona e kontrollit është ajo që reagon e fundit dhe në këtë moment femra është e përfshirë emocionalisht.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





